×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-shefit të AKI-së i konfiskohet telefoni, nga Haga deklarohen për Gazetën ‘Reporteri’

    Reporteri
    14 Korrik 2021 | 14:08

    Gjatë ditës së mërkurë, në mediet kosovare u raportua se ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi, i është konfiskuar telefoni nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale.


    Lidhur me rastin, Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka dërguar pyetje në ZPS, por që të njëjtit nuk kanë dhënë informacione të detajizuara.

    “Unë jam në dijeni të raportimeve, por nuk mund ta konfirmoj informacionin. ZPS nuk ofron informacione mbi hetimin e tij.”, ka thënë zëdhënësi i ZPS-së, Christopher Benett për Gazetën Online ‘Reporteri.net’.

    Insajderi ka raportuar të mërkuren se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së martës dhe arsyeja që i është dhënë Gashit, sipas urdhrit të nënshkruar nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake, me kërkesë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, është se ai dyshohet për kryerjen e veprës penale, sipas nenit 15 (2) të Ligjit për Dhomat e Specializuara, transmeton Gazeta Online ‘Reporteri.net’.

    Ish-drejtori i AKI-së, Driton Gashi, mësohet se në këtë rast është përfaqësuar nga avokati Artan Qerkini.

    Gazeta ka provuar që të kontaktojë me avokatin Qerkini, por që nuk ka qenë i qasshëm deri në publikimin e këtij artikulli. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!