×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ushtari i UÇK-së pyet nënat e dëshmorëve: A i ka nderuar Kosova bijtë tuaj?

    Reporteri
    09 Maj 2021 | 16:16

    Ish- ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Albert Bucolli, i cili tashmë jeton dhe vepron në Gjermani, duke parë rrjedhën politike dhe përzgjedhjen e kandidatëve për deputet dhe përfaqësimi i tyre në Kuvendin e Kosovës, ka pyetur nënat e dëshmorëve, të martirëve e të viktimave se a i ka nderuar Kosova bijtë tuaj.


    “Çfarë mendoni ju nënat e dëshmorëve, të martirëve e te viktimave? A i ka nderuar Kosova bijtë tuaj?”, ka shkruan në ‘Facebook’, ish-ushtari Bucolli.

    Postimi i plotë i Bucollit:

    Çfarë mendoni ju nënat e dëshmorëve, të martirëve e te viktimave? A i ka nderuar Kosova bijtë tuaj?

    Shihni, çudituni e tmerrohuni. Është deputet i Kuvendit të Kosovës por ka vetëm 4 vjet shkollë.

    Kur e kujtoj Komandant Adem Jasharin, Komandant Fehmi Lladrovcin, Ilaz Kodrën Asllan Fazliun, Bejtë Rexhepin e Rasim Kiqinen, më vjen në mendje masakra e Jasharajve, e Reqakut, e Poklekut, e Abrisë e Izbicës. Por edhe shumë e shumë masakra tjera.

    A thua, a ja ka vlejtë gjithë kjo sakrificë e gjithë ky gjak i derdhur për t’i dhënë mundësinë që të ulen në Kuvendin e Kosoves krejt këta të paditur etë pashkollë, tash e 20 vjet pas luftës? .

    Kuvendi i Kosoves është shembulli më i ultë një Kuvendi në krejt Bashkimin Europian.

    Politika, korrupcioni dhe aftesimi i juaj joprofesional, janë vet muri qe e izolon popullin e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!