×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ushtari i UÇK-së tregon se si u arrestua në Mal të Zi dhe u burgos në Serbi

    Reporteri
    17 Qershor 2019 | 22:08

    Anton Lekaj, i njohur edhe si Pinqo, ka treguar se si është arrestuar nga policia malazeze dhe pastaj ishte ekstraduar në Serbi.


    Ish-ushtari i UÇK’së tregon se ai vetëm ishte duke kaluar nga Mali i Zi për të shkaur në Kroaci.

    “Unë kam lindur në Shibenik dhe po shkoja për të marrë dokumentat. Doja të filloja një jetë të re më të mirë”, tregoi ish-ushtari i UÇK’së.

    “Fajësoj institucionet që nuk u kujdesën për luftëtarë, andaj u detyrova të kërkoj jetë më të mirë diku tjetër”

    Tutje ai tregoi se data që ishte arrestuar ishte 17 gusht. Ai ishte arrestuar në një vend pak më alrg se Podgorica.

    “Më ndalën në kontroll rutinë dhe më morrën dokumentat. Pastaj pashë një polic civil duke thirrur në telefon disa të tjerë dhe më arrestuan’’, deklaroi Pinqo në T7, shkruan Express.

    “Në Mal të Zi më maltretuan dhe menjëherë ditën tjetër më dërguan në Serbi pa pasur rast ankese”

    Fletë arrestimi me të cilin ishte arrestuar Pinqo vinte nga një gjyqtar serb që kishte punuar në Gjykatën e Pejës. Me atë ishte takuar edhe në Leskovc dhe ai e kishte marrë rastin e tij duke i thënë se veprat për të cilat ai ishte arrestuar tani po amnistoheshin.

    “Në gjykatë u futën disa gjykatës tjerë. Ata i thanë gjyqtarit që vinte nga Peja të ikte nga aty dhe të mos e shihnin më, kështu i thanë”, tregon ngjarjen njeriu që kaloi 13 vjet në burg në Serbi.

    “Avokati më tha se tani kisha punë me gjithë shtetin e Serbisë. Më dërguan në burg special me të burgosur për krim të organizuar dhe për vrasje të kryeministrit”

    “Vendosa të gjykohem në heshtje”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!