×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ushtarja e UÇK-së i reagon Brnabiqit: E vërtetë që kam dal prej malit, para 20 vitesh në Pashtrik

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 10:02

    Nënkryetarja e Kuvendit dhe sekretarja e Përgjithshme e Partisë Social Demokrate (PSD), Aida Dërguti, i ka reaguar deklaratave skandaloze të kryeministres serbe, Ana Brnabiq.


    Dërguti përmes një postimi në rrjete sociale, ka shkruar se është e vërtetë që ka dalë prej malit.

    “E vërtetë që kam dal prej malit. Para 20 vitesh në Pashtrik”, ka shkruar Dërguti, e cila kishte qenë ushtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Deklarata e kryeministres së Serbisë, se “shqiptarët kanë zbritur nga mali”, ka ngjallur reagime të shumta.

    Shumëkush e cilësoi si deklaratë raciste nga ana e kryeministres serbe, teksa reagime ka pasur edhe nga ana e ndërkombëtarëve – përfshirë zyrtarë të BE-së dhe diplomatë të ndryshëm evropianë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!