×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-zv.ministri Berisha: Kosova dhe shqiptarët janë përfituesit më të mëdhenjë në botë nga gjeostrategjia amerikane

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 14:10

    Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka folur sot për angazhimin amerikan në procesin e normalizimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Serbisë.


    Berisha ka thënë se Kosova dhe shqiptarët janë përfituesit më të mëdhenj në botë të gjeostrategjisë amerikane dhe shton se vizita e djeshme e zyrtarëve të lartë amerikan është në shërbim të një strategjie të tillë, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Ashtu siç e kam thene edhe me pare, Kosova dhe shqiptaret jane perfituesit me te medhenje ne bote nga gjeostrategjia amerikane ne dekadat e fundit.

    Edhe vizita e djeshme e delegacionit amerikan ishte ne funksion te kesaj strategjie, ne te cilen Kosova do te jete perfituese si shtet derisa shqiptaret si komb.

    Perpjekja per te relativizuar kete angazhim duke analizuar situaten politike ne ShBA eshte nje imitim i zbehte i ‘babes Enver’ dhe i dalur boje.

    Ne anen tjeter, kerkesat per t’i treguar Amerikes se si duhet te sillet me Serbine, shtetin qe e ka bombarduar ate, eshte nje arrogance apsurde.
    SHBA- te kane bombarduar Serbine pikerisht per shkak te veprimeve te saj arrogante, mosdurimin e tyre ndaj popujve te tjere, pikerisht edhe ndaj shqiptareve, e jo pse ato jane apriori kunder serbeve dhe ne favor te shqiptareve.

    Eshte koha, qe politikanet manipulativ, qe nuk kane asnje ide e plane konkrete per te kontribuar qe vendi i tyre te plotesoj standardet demokratike perendimore te rivleresohen nga qytetaret ngase shteti yne nuk ka mundesi te mbetet ne kembe me gjithe keto apsurditete qe jane lojera fjalesh dhe nuk sjellin asnje dobi konkrete.

    Edhe ata, qe jane per bashkepunim me SHBA-te, ne projektet regjionale, nuk jane duke bere ndonje heroizem per te cilin duhet te fitojne poena politike ngase thjeshte jane ne kryerje te detyrave shteterore te nenkuptueshme.

    Eshte e pafalshme qe pas 20 viteve, ne jemi duke nderruar pozicionet me Serbine, perderisa politikanet serbe publikisht jane duke deklaruar se kemi detyrim ndaj femijeve tone te mos i prishim raportet me shtetin me te fuqishem ne bote, shqiptaret ne shenje ‘mirenjohjeje’ ndaj kontributeve amerikane kane filluar betejen apsurde te kundershtimeve per te gjetur aleanca edhe me apsurde te kohes se kaluar.

    Ne vend qe te koncentrohemi, ne organizim te brendshem per te argumentuar kerkesat tona qe cdo marreveshje te avansoj ne favorin tonë, ne jemi duke mandatuar veten per t’i ligjeruar SHBA-ve demokracine, shtetin, sovranitetin dhe gjeostrategjin.
    Nuk ka dyshim, se perveç mosdijes ketu fshihen edhe qellime te keqija!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!