×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ishalla s’fiton”, Mulla Osmani lutet për humbjen e Ramiz Lladrovcit

    Reporteri
    20 Korrik 2021 | 18:37

    Osman Musliu, hoxha nga Drenasi, që njihet në publik si Mulla Osmani, sot ka komentuar edhe qeverisjen lokale në qytetit që ai vepron.


    Hoxhë Osman Musliu, siç shprehet ai, nuk e dëshiron një mandat tjetër të kryetarit të tanishëm të Drenasit, Ramiz Lladrovcit.

    Musliu, në Frontak të T7, kur pyetet për Lladrovcin, thotë se nëse kandidon “inshAllah [dashtë Zoti] nuk fiton”.

    Hoxha thotë se kryetari i Drenasit ka krijuar përcarje në partinë e tij dhe në Drenas. Sipas Musliut, Lladrovci nuk ka punuar asgjë në komunën që e ka qeverisur deri tash.

    Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen në tetor të këtij viti. Ramiz Lladrovci ka shpallur kandidaturën e tij në Drenas, duke thënë se e ka edhe përkrahjen e qendrës së Partisë Demokratike të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!