Policia në raportin 24 orësh ka dhënë detaje në lidhje me vdekjen e një personi në Prevallë.
Në raport thuhet se një 24 vjecar ka mbetur i vdekur, i cili derisa po ecte në një shteg malor ka rrëshqitur dhe ka rënë në humnerë.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndrësa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
‘’ Prevallë, Prizren 20.11.2021-11:30. Viktima mashkull kosovar, derisa ishte duke ecur në një shteg malor, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në një humnerë dhe për pasojë ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. ‘’
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.