Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismajli, ka thënë se PDK’ja shpreson se propozim-aktakuza e Zyrave të Prokurorit të Specializuar ndaj kreut të PDK’së, Kadri Veselit, nuk do të konfirmohet.
“Ne konsiderojmë me një shpresë të lartë që nuk do të kemi konfirmim të aktakuzës ndaj Speciales”, është shprehur Ismaili në Pressing të T7.
Ai, sqaroi gjithashtu pse Specialja më së shumti ka “goditur” më së shumti anëtarët e PDK’së me aktakuza.
“Natyrish që PDK’ja duke qenë si pasardhëse e politikës së UÇK’së, natyrisht se ka të ndërlidhura më së shumti me propozim-aktakuzat e Speciales. Është një situatë e vështirë për PDK’në. Por, ne do të gjindemi edhe si shtet edhe si parti”, ka thënë Ismaili.
Tutje, ai tha se kështtu shpreson edhe për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
“Në të njëjtin pozicion kemi edhe presidentin e vendit, Hashim Thaçin, dhe shpresojmë as për të nuk do të konfirmohen aktakuzat”, shtoi Ismaili.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.