×
  • Lajme
  • Lajme

    Ismet Kryeziu akuza Kurtit: Loja për të kontrabanduar ndryshime të ligjit zgjedhor, tendencë e një qeverisje autoritare

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 16:15

    Kryetari i KDI-së, Ismet Kryeziu ka thënë se iniciativa e Vetëvendosjes për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, me këtë urgjencë është tendencë e një qeverisje autoritare.


    Kryeziu e ka quajtur këtë nisje jo të mirë të Qeverisë së re për të përdor numrat si instrument të arrogancës dhe disiplinimit të pakicës, shkruan Reporteri.net.

    “Loja për të kontrabanduar ndryshime të ligjit zgjedhor, me ketë urgjencë, në këto momente edhe pas asnjë diskutim e imput gjithëpërfshirës, është tendencë e një qeverisje autoritare. Tendencë e cila shkelë parimin ‘’sundimi i shumicës duke garantuar të drejtat e pakicës’’.

    Nisje jo e mirë e kësaj shumice për të përdor numrat si instrument të arrogancës dhe disiplinimit të pakicës”, shkruan ai.

    Kujtojmë se, njëri nga premtimet kryesore të dyshes fituese të zgjedhjeve të 14 shkurtit ishte ai për ndryshimin e ligjit për zgjedhje. /Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!