Policia e Kosovës ka gjetur dje bimë të dyshuara të llojit Kanabis Sativa të gjatësive të ndryshme në qytetin e Istogut.
Sipas raportit të policisë, këto bimë kishin dalë nëpër hithra dhe shkurre, dhe është vërejtur se nuk kishte pasur përkujdesje nga faktori njeri.
Me urdhër të prokurorit pas fotografimit dhe evidentimit bimët janë shkatërruar në vendin e ngjarjes.
Në atë lokacion janë çrrënjosur dhe asgjësuar gjithsejtë njëmijë e shtatëqind (1700) bimë të ndryshme të llojit Kanabis Sativa. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.