Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daciq, ka komentuar aplikimin për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, të cilin Ministrja Gërvalla e dërgoi të enjten, duke deklaruar se Kosova nuk po e përkrah asnjë marrëveshje të arritur.
Daciq, në një prononcim për gazetën serbe, “Novosti”, ka thënë se Kosova ka votat e nevojshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës, mirëpo nuk ka shans të anëtarësohet në organizata tjera, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
“Në Këshill kanë shumicën e nevojshme, por në organizatat tjera në nivel të Kombeve të Bashkuara nuk kanë asnjë shans”, ka thënë Daçiq për “Novosti”.
Ndryshe, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës, dhe gjasat për të bërë anëtare janë të mëdha, sidomos tani kur Rusia është përjashtuar nga kjo organizatë ndërkombëtare. /Reporteri.net/.
Kur mund të votohet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Gërvalla flet nga Strasburgu
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.