Jahja Kokaj i përgjigjet Ganimete Musliut: Mua s’mundet me më hip sipër askush, përveç i madhi Zot

Deputeti i VV-së, Jahja Kokaj ka thënë se deputetët duhet të masin fjalët kur dalin në foltoren e Kuvendit të Kosovës, e jo të thuhen ashtu kuturu.

Kokaj i është përgjigjur Ganimete Musliut, ku sipas tij ajo tha se Kryeministri i ka hipur sipër deputetëve të VV-së, duke i dirigjuar se si të votojnë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Zonja e nderuar tha se Kryeministri ju ka hipur sipër. Zonjë mua s’mundet me më hip sipër askush, përveç i madhi Zot, prandaj harroje atë, dhe është mirë me tërheq fjalën. E dyta, unë mendoj dhe veproj ashtu siç më udhëheq ndërgjegjja, që ikonsiderojë që është më e dobishme për ata që më kanë votuar”, tha deputeti i VV-së./Reporteri.net/