
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci është vendosur vendoset në zyrën e objektit të komunës.
Ai ka konfirmuar për kallxo.com se aktualisht gjendet brenda objektit dhe se gjithçka është në rregull.
“Po, tash për momentin jam në zyrën e kryetarit. Më në fund mirë jemi, jam në zyre të kryetarit tash për procedura tjera, shohim. Po jam, në përcjellje të policisë, më shumë informacione nuk kam” – tha shkurt ai
Ilir Peci dhe kryetari i ri i Zubin-Potokut dhe ai Leposaviqit, janë betuar dje, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ndërsa sot para ndërtesave të këtyre komunave janë mbledhur qytetarët serbë për të kundërshtuar futjen e kryetareve të rijnë në to.
Në Zveçan ka pasur edhe përleshje në mes të serbëve të mbledhur dhe pjesëtarëve të Policisë, janë dështuar edhe të shtëna armësh e është hedhur edhe gaz lotsjellës.
Aktualisht gjendja raportohet të jetë pak më e qetë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se është duke asistuar kryetarët e rinj të kryejnë detyrat e tyre në objektet komunale.
Ndërkaq, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se institucionet qendrore e kanë obligim që t’ua sigurojnë dhe mundësojnë kryetarëve të rinj përmbushjen e obligimeve të tyre kushtetuese e ligjore.
“Ata janë zotuar që do t’i shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim. Si ministri dhe institucione qendrore japim mbështetjen tonë të plotë në përmbushjen e obligimeve kushtetuese dhe ligjore të kryetarëve të rinj. E si institucione qendrore e kemi obligim që t’ua sigurojmë dhe mundësojmë përmbushjen e këtyre obligimeve. Komuna është e qytetarëve. Qytetarët nuk mund të mbeten pa komunë”, ka shkruar Krasniqi. /Reporteri.net/
Tensionet në veri, gaz lotsjellës dhe të shtëna në Zveçan – digjet një veturë e Policisë së Kosovës