×
  • Lajme
  • Lajme

    Jashari: 500 euro gjobë për banatoren që ia dyfishoi çmimet e barnave një pacienti

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 23:06

    Pas përhapjes së koronavirusit, shumica e barnatorëve po e shfrytëzojnë të fitojnë nga ky rast që po tronditë vendin.


    Kështu, disa nga barnatoret e vendeve të ndryshme kanë rritur dukshëm çmimet e tyre, ku edhe disa qytetarë janë ankuar për këtë gjë, shkruan Reporteri.net.

    Pak minuta më parë kryetarit i Komunës së Skenderaj, Bekim Jashari, ka thënë se barnatorja e cila ia rriti çmimin një pacienti, do të dënohet me 500 euro.

    “Sapo mora informaten që inspektorati komunal ka hasur në një rast të rritjes së çmimit të barnave dhe pas konfirmimit ka dhënë gjobë sipas legjislacionit në fuqi”, ka shkruar Jashari.

    Ndryshe, Jashari kërkon nga bizneset që të mos rrisin çmimet, por në vend të kësaj të tejakalojmë këtë sfidë.

    Statusi i plotë:

    500 euro gjobë për barnatoren që pacientit ia rriti dukshëm çmimin e barnave

    Në asnjë menyrë nuk do të lejojmë që biznese e individ të caktuar të shfrytëzojnë situatën e krijuar për të rritur çmimet e barnave.

    Sapo mora informaten që inspektorati komunal ka hasur në një rast të rritjes së çmimit të barnave dhe pas konfirmimit ka dhënë gjobë sipas legjislacionit në fuqi.

    Në këtë situatë në të cilin gjindemi kërkoj nga bizneset që të mos rrisin çmimet e produkteve por në vend të kësaj, të gjithë së bashku, me solidaritet e bashkëpunim të tejkalojmë edhe këtë sfidë që kemi para nesh.

    Pa panik, por me kujdes të shtuar do t’ia dalim!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!