×
  • Lajme
  • Lajme

    Jashari: Padia ndaj shtetit serb është më e pakta që duhet bërë sa më shpejtë

    Reporteri
    17 Prill 2021 | 21:09

    Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari përmes një postimi në Facebook ka thënë se sot, 22 vite pas, kujtojmë e nderojmë të rënët në masakrën e Çikatovës e Poklekut, të cilët u ekzekutuan nga kriminelët serb.


    Ai tutje u shpreh se këto dy masakra si edhe shumë masakra tjera janë dëshmi e gjenocidit që bëri shteti serb mbi popullin tonë, mbi fëmijët, gratë e të moshuarit.

    “Në anën tjetët janë dëshmi që duhet përdorë për të faktuar e argumentuar krimet që shteti serb bëri në Kosovë.”

    “Padia ndaj shtetit serb është më e pakta që duhet bëra sa më shpejtë për t’ia kthyer borxhin që ia kemi atyre që nuk kursyen as jetën për Lirinë tonë.

    Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!