×
  • Lajme
  • Lajme

    Jashari sqarohet: S’kam thënë se nuk ka pasur ushtarë e dëshmorë nga fshatrat Kotorr e Radishevë

    Reporteri
    20 Dhjetor 2020 | 19:27

    Bekim Jashari, kryetar i Komunës së Skenderajt, ka sqaruar se nuk ka thënë në asnjë moment se s’ka pasur ushtarë e dëshmorë nga fshatrat Kotorr e Radishevë.


    Ai thotë se pikërisht këtë vit ka vizituar një nga familjet e e dëshmorëve në të këto fshatra, ku edhe ka dekoruar për kontributin e dhënë për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

    Ky është postimi i plotë i Jasharit:

    Të nderuar qytetarë,

    Të dashura familje të dëshmorëve

    Pas keqinterpretimit të deklaratave të mia të dhëna ditë me parë në televizion, kinse unë kam “ofenduar” familjet e dëshmorëve të Kotorrit dhe Radisheves me rrethinë, me lejoni që të sqaroj për opinionin e gjerë publik që unë në asnjë moment gjatë debatit nuk kam thënë që nuk ka pasur ushtarë dhe dëshmorë nga fshatrat Kotorr e Radishevë, në fakt hiq me larg se këtë vit kam vizituar një nga një familjet e dëshmorëve nga këto fshatra dhe fshatra tjera të komunës sonë dhe i kam dekoruar me mirënjohje në shenjë respekti dhe falënderimi për kontributin e dhënë për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

    Familjet e dëshmorëve janë themeli i Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës, me nder e krenari përkulemi para veprave të tyre heroike!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!