×
  • Lajme
  • Lajme

    Javë me diell dhe vranësira kalimtare

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 8:02

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme vendi do të karakterizohet me mot stabil.


    IHK njofton se do të ketë më shumë orë me diell por edhe vranësira kalimtare.

    Sa i përket fushave termike ato do të pësojnë rritje graduale në vlerat e maksimaleve, ndërsa minimalet do të mbeten rreth vlerave të zeros.

    Nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme në këto pesë ditë të parashikimit.

    Mëngjeset e ditës së hënë dhe të martës, paraqiten me ngrica të dobëta, por gjatë ditës grafiku i fushave termike do të shënoj rritje të dukshme.

    Temperaturat minimale gjatë gjithë javës do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius.

    Dita e hënë do t’i shënoj vlerat e temperaturave më të ulëta, ndërsa dita e premte paraqitet si dita më e nxehtë me 18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

    Kjo situatë meteorologjike do të jetë e favorshme që situata bio-meteorologjike dhe agrometeorologjike të jetë e mirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!