×
  • Lajme
  • Lajme

    Javë me diell dhe vranësira të shpërndara

    Reporteri
    11 Maj 2020 | 8:38

    Gjatë pesë ditëve të ardhshme, në Kosovë pritet të mbretërojë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.


    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nuk parashihet të ketë reshje pos ndonjë rige të izoluar.

    Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius.

    “Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj kontakti direkt me rrezet e diellit, në orët e mesditës këshillohet të jetë sa më i kufizuar. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-10 m/s”, shkruhet në njoftimin e IHK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!