×
  • Lajme
  • Lajme

    Javën e ardhshme në Kosovë këshilltarët kryesor të Merkelit e Macronit, a po përgatitet rifillimi i dialogut me Serbinë në Samitin e Parisit?

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 18:08

    Javën e ardhshme në Prishtinë pritet të vijne këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmaneul Macron, bëjnë të ditur burime të Reporteri.net.


    Qëllimi i vizitës së tyre është që të diskutojnë me krerët e Kosovës, rreth dialogut Kosovë-Serbi si dhe Samitin e Parisit që do të mbahet më 1 korrik ku do të takohen liderët kosovarë e ata serbë, me ndërmjetësim të dy liderëve më të fuqishëm evropian.

    Në Samitin e Parisit pritet t’i jepet kah dialogut me Serbinë, pas ngecjes së dialogut të Brukselit të ndërmjetësuar nga Federica Mogherini.

    Lidhur me këtë Samit, presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se shpreson që do të jetë më i përgatitur se ai i Berlinit.

    “Shpresoj se takimi në Paris do të jetë më mirë i përgatitur, se vendet anëtare të BE-së do të jenë më unike, do të prezantojnë ide kreative si të lëvizet përpara dhe takimi do të ketë substancë”, u shpreh presidenti Thaçi.

    Thaçi ka deklaruar se takimi i Parisit pa koordinim me Amerikën nuk do të prodhojë rezultate.

    Kurse kryeministri Ramush Haradinaj për Samitin e Parisit ka dekalruar se është testi kryesor ku do të shihet se a do të ketë njohje nga shteti serb.

    “Aty do të shihen edhe aspekte të tjera tregtia, anëtarësimi në BE dëmet e luftës Aociacioni I Komunave serbe. Ata kanë me pa se Buçiq nëse vazhdon me këtë retorikë nuk është gati për marrëveshje. Nëse Thaçi dhe Vuçiq vazhdojnë me këto retorika ka me u pa në Paris që nuk ka interesim për marrëveshje”, u shpreh Haradinaj.

    Kryeministri ka konfirmuar se në Paris do të shkojnë edhe Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, por që për pjesëmarrjen apo jo të këtyre të fundit nuk ka folur deri më tani presidenti Thaçi.

    Kujtojmë se kryeministri Ramush Haradinaj në qershor do të jetë për një vizitë dy ditore në Berlin, fillimisht do të takohet me deputetë të Bundestagut, e pastaj do të ketë me 6 qershor një takim pune me Kancelaren Merkel.

    Ky takim pritet që temë kryesore të ketë 3 çështje: 1) liberalizimin e vizave për kosovarët, 2) dialogu me Serbinë dhe 3) fuqizimi i marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë.

    Nga Qeveria e Kosovës kanë bërë të ditur se Haradinaj në takim me Merkel do ta kërkojë mbështetjen e Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave, si dhe për dialogun mes Kosovës e Serbisë.

    Ndryshe, Samiti i Berlinit i mbajtur më 29 prill përfundoi pa ndonjë rezultat, ku presidenti Thaçi pas takimit kishte deklaruar se emërues i përbashkët i të gjitha diskutimeve ishte fakti se, “u pajtuam për të mos u pajtuar”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!