Prishtina sot është zgjuar me një shtresë të hollë bore.
Meteorologët kishin parashikuar një fundjavë kryesisht me mjegull ose vranësira të ulëta.
Sipas Prishtina Weather fusha ciklonike ditën e diel depërtojnë mbi Mesdhe nga Afrika veriore, që mund të sjellin kushte për të reshura shiu edhe përgjatë bregdetit shqiptar ditën e hënë.
Këto kushte mund edhe të zhbllokojnë këtë situatë meteorologjike mbi vendin tonë, kur gjatë ditës mund të ketë edhe intervale me diell, mirëpo orëve të mëngjesit mbesin kushte për mjegull.
Në pjesën e dytë të javës priten mundësi edhe për të reshura shiu, e sipas disa modeleve mund të priten edhe reshje bore në fundjavën e ardhshme.
Ndotësit ajror do të mbeten të rritur edhe ditëve në vijim, e indeksi i cilësisë së ajrit kalon në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, mirëpo gjatë ditës mund të zbres edhe në vlera mesatare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.