Mësimdhënësja e shkollës fillore “Dardania”, S. M.-G. , po dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti I. G., në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
Për të ndjerën ka folur drejtori i shkollës, Isak Bregaj, ai është shprehur i tronditur me rastin teksa ka theksuar se mësuesja S. asnjëherë nuk ka munguar.
“Jemi shumë të tronditur, në mëngjes nuk ka ardhur në shkollë, edhe jam befasu sepse ajo çdo herë kur mungon dikush më raporton dhe kolegëve ju thashë a mos po e dini S. mungon, arsimtarja s’ka lajmëru, më thanë nuk e dimë. Tentova me thirrë në telefon nuk e hapke telefonin, biseduam me kolegë prapë, lidhje pas lidhje e mësuam se e ndjera ka ndërruar jetë”, tha Bregaj për Insajderin.
Bregaj shtoi se ajo ka qenë shumë e dashur për nxënësit, e mësimdhënëse e zonja.
Madje ai shtoi se këtë të dielën kishin për të udhëtuar si kolektiv për festë të 28 nëntorit në Shqipëri.
“Ka qenë një mësuese në moshë por e ka përdor një metodologji për procesin e mbajtjes së orëve pedagogjike me projektor ka qenë e përgatitur profesionalisht, komunikatave e dashur për nxënës. Dje bile në zyre e kam pyet, për disa nota që vendosen në dy periudha, i sqarova. Nuk kemi vërejtur asnjë dukuri negative tek ajo. Bile ka qenë duke e përgatit një program, në një takim që do të shkojmë të dielën për festë në Shqipëri por që fatkeqësisht ajo nuk do të jetë me neve më”, deklaroi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.