×
  • Lajme
  • Lajme

    “Jemi në Kuvend, jo në landën e historisë, nuk t’paskan njoftu për temën sot”, deputeti i LDK-së përplaset me Ministrin Murati

    Reporteri
    17 Nëntor 2022 | 13:55

    Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa i është kundërpërgjigjur Ministrit të Financave Hekuran Murati, duke i thënë se ky i fundit foli për të kaluarën, ndërsa në Kuvendin e Kosovës po flitet për të ardhmen, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Ministër po ta rikujtoj që sot e kemi projektligjin për të ardhmen, se ndoshta nuk të kanë njoftuar për temën e sotme”, ishte deklarata e deputetit të PDK-së, drejtuar Ministrit të Financave, Hekuran Murati.

    Deputeti i LDK-së gjithashtu i tha Ministrit Murati se ai nëse kthehet shumë pas në kohë në histori, mund të gjejë gabime edhe në Ismail Qemailin dhe Skënderbeun, ndërsa i rikujtoi sërish se “nuk jemi në lëndë historisë, por në Kuvend”.

    “Ministër po ta rikujtojë që sot e kemi Projektligjin për të ardhmen, noshta nuk t’kanë njoftu për temën e sotme. Te sugjeroj kthehu në histori, noshta ja gjenë ndonjë gabim edhe Ismail Qemalit e Skënderbeut. S’jemi në land të historisë por në Kuvend. Me ligjin e çimeve tavan shkatërrohet çdo market në Kosovë, po doni me shndërru atë sektor në oligarkë”, tha Mustafa.

    Murati – opozitës: Veç a jeni që e kaloni Vettingun, buxheti nuk mungon – edhe me rrena jeni dorështrënguar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!