×
  • Lajme
  • Lajme

    “Jeni bërë heronj të mediave në Kosovë dhe Kurtit”, Ana Bërnabiq merret në Kuvend me raportimet e mediave kosovare për zhvillimet në Serbi

    Reporteri
    04 Mars 2025 | 12:52

    Në seancën e sotme Kuvendit të Serbisë pati incidente – përleshje, është hedhur gaz lotsjellës, mjete piroteknike, e pati edhe deputetë të lënduar.

    Grupet opozitare fillimisht njoftuan se nuk do të marrin pjesë në punimet e Kuvendit, por paralajmëruan veprime të caktuara. Në sallën e Kuvendit dhe rreth objektit kanë mbërritur edhe zjarrfikësit dhe autoambulanca, teksa raportohet për tre deputetë të lënduar, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq ka refuzuar ta ndërpresë seancën, teksa i ka sulmuar deputetë opozitarë serbë duke i cilësuar si “bandë terroriste”.

    Ajo madje ka thënë se në Kosovë “është duke u festuar për atë çka po ndodh në Serbi”, teksa ka ekspozuar raportimin e gazetës online Reporteri.net dhe të  portalit Koha.net rreth zhvillimeve atje.

    “Qytetarët e Serbisë që po i ndekin këto zhvillime, dua të ju them tregoj  deputetëve opozitarë se jeni bërë heronj të mediave shqiptare  në Kosovë e Metohi. Heronjtë e Albin Kurtit, shpresoj që jeni të kënaqur. Albin Kurti është i kënaqur. Shpresoj që jeni edhe ju, kjo është vetëm një pjesë e asaj se si mediat në Kosovë festojnë. Kjo është dëshmi se kush po lufton për dhe kush kundër Serbisë”, thotë Bënrnabiq ndër të tjera. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!