×
  • Lajme
  • Lajme

    Jeremiç tenton të fitojë pikë politike rreth Kosovës, shpalos përmbajtjen e propozim-Rezolutës për dialogun Kosovë-Serbi

    Reporteri
    07 Shtator 2022 | 11:09

    Në një seancë parlamentare të thirrur në shtator për të diskutuar për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Partia Popullore Serbe që udhëhiqet nga ish-kryediplomati Vuk Jeremiç, do të propozojë një Rezolutë për Kosovën, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Rezoluta, sipas deputetit dhe zëdhënësit të kësaj partie, Stefan Jovanoviç “është e pranueshme për secilën parti” dhe se beson të nxjerrin konsensus nacional rreth saj.

    Në këtë rezolutë ai tha se do propozohet parandalimi i anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, mosnjohja as implicite as eksplicite e pavarësisë së Kosovës, deklarimi i dialogut si i dështuar në rast të mos-formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe deri më 31 dhjetor, formimi i një “grupi të kontaktit” për negociatat me Kosovën të përbërë nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe rithemelimi i Ministrisë për Kosovën në qeverinë serbe.

    “Në Rezolutën për Kosovën, ne kërkojmë parandalimin e pranimit të Prishtinës në OKB dhe UNESCO, dhe nuk shoh arsye se pse mazhoranca, të cilët besojmë se ndajnë të njëjtin qëndrim se Serbia kurrë nuk duhet ta njohë pavarësinë e vetë-shpallur të Kosovës, as implicit as eksplicit”, i ka thënë Jovanoviç televizioni serb “Kurir”.

    “Duhet të dalim me një unitet së paku minimal nacioal në diskutimin për Kosovës”, tha ai. Ky zëdhënës më tej shtoi se rezoluta i kërkon Presidentit të Serbisë që t’u dërgojë letra presidentëve të Rusisë dhe Kinës që Serbia nuk do ta njohë Kosovën dhe t’u kërkojë përdorimin e vetove të tyre nëse kthehet çështja e anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe UNESCO.

    “Në atë dokument, ne propozojmë që Dialogu i Brukselit të deklarohet si i dështuar nëse Bashkësia e Komunave serbe nuk formohet deri më 31 dhjetor dhe Serbia ta deklarojë fundin e dialogut, dhe se e ardhmja e negociatave të ndërmjetësohet nga një ‘grup konakti’ i përbërë nga përgaqësues të pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashluara”,  tha ai.

    Përveç kësaj, sipas tij, parashihet edhe propozimi për rivendosjen e Ministrisë për Kosovën, dhe tha se “asnjë qeveri e përbërë nga Partia Përparimtare Serbe nuk e ka pasur këtë ministri, por se çështjet me Kosovën janë trajtuar në nivele zyresh”.

    Javë më parë partia e Jeremiç tha se do të propozojnë platformë të re të negocimeve me Kosovën.

    Një propozim të tillë, tha Jeremiç, do t’i dorëzohet edhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili, “duhet të pranojë”.

    Nëse Vuçiç e refuzon, tha ai, presidenti serb duhet të paraqes propozim të tij.

    “Plaforma jonë duhet të reflektojë unitet nacional dhe të ketë mbështetjen e të gjithë aktorëve politikë”, ka thënë ish-kryediplomati serb, Vuk Jeremiç.

    “Negociatat me Kosovën duhet të prezantohen brenda koznizës institucionale dhe përfundimisht të bëhet me dije se çfarë autorizohet dhe çfarë duhet të bërë në lidhje me Kosovën”.

    Partia Popullore Serbe, përkatësisht deputetët e saj, në një seancë të thirrur për të diskutuar rreth Kosovës, “do të vendosin një vijë rreth ngjarjeve [me Kosovën] për këto dhjetë vitet e fundit”, u shpreh Jeremiç, përcjell “Reporteri.net”.

    Këto ngjarje që do të diskutohen nga partia e Jeremiç, ai tha se do të tregojnë “shkeljet e drejtpërdrejta të ligjit dhe Kushtetutës së Serbisë”.

    “Ne do të tregojmë se më 2013 Kuvendi i Serboisë miratoi rezolutë për Kosovën, ku thuhet se gjithçka që është arritur në Bruksel duhet të shoqërohet me miratimin e ligjeve kushtetuese, në mënyrë që gjithçka të futet brenda kornizës kushtetuese të Serbisë”, vazhdoi ai.

    “Sidoqoftë, as edhe një ligj kushtetues nuk është miratuar, dhe ata dorëzuan të gjithë institucionet në veri [të Kosovës], gjyqësorin, policinë, sistemin energjetik dhe i dhanë Prshtinës numër telefonik ndërkombëtar”, u shpreh mes tjerash ai.

    Partia e Jeremiç më 8 gusht thirri për seancë të jashtëzakonshme

    Partia Popullore Serbe më 8 gusht dorëzoi iniciativë në Parlamentin e Serbisë për të thirrur urgjentisht “seancë speciale” për të diskutuar rreth Kosovës.

    Në këtë inciativë të kësaj partie ftohet edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të raportuar para deputetëve për situatën në Kosovë.

    “Duke pasur në mend se zbatimi i vendimeve nga Prishtina për dokumentet identifikuese si dhe regjistrimin e veturave u shtye për 30 ditë, si dhe takimi që Presidenti do të ketë më 18 gusht në Bruksel, ne besojmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme që Kuvendi Kombëtar, pas një diskutimi gjithëpërfshirës, të kalojë aktet relevante në terme të ruajtjes së integritetit territorial, sovranitetin, të drejtat dhe interesat e Republikës së Serbisë dhe qytetarëve të nacionalitetit serb në Kosovë”, thuhet në iniciativën e PPS-së.

    Siç raportonte Danas, hera e fundit kur ishte thirrur seancë për të diskutuar për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, ishte maji i vitit 2019.

    Ajo seancë u bojkotua nga shumica e deputetëve të opozitës pas vendimit për bojkotimin e punimeve të Kuvendit/Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!