Kryetari i Partisë Popullore serbe, Vuk Jeremiq, deklaroi dje gjatë protestës në Vërbas “Një në pesë milionë”, se regjimi i Aleksandar Vuçiq i ka ditët e numëruara dhe kërkoi nga qytetarët e Serbisë të shkojnë në Beograd më 13 prill për një tubim të madh.
Jeremiq tha se presidenti aktual serb po humb me shpejtësi mbështetjen e popullit dhe se gjithnjë e më shumë njerëz nuk kanë frikë të shprehen se e dëshirojnë lirinë dhe demokracinë.
Ai tha se Vuçiqit nuk duhet lejuar që në emër të shtetit dhe të popullit të heqë dorë përgjithmonë nga Kosova, pasi “ky nuk do të jetë fundi”, transmeton kp.
“Pastaj, për të shpëtuar kokën, do të kërkojë më shumë. Së pari të lëshojë migrantët, të heqë dorë nga Republika Serbe dhe të hyjë në NATO. Kërkesat nuk do të mbarojnë, dhe ai do t’i përmbushë ato në luftën për mbijetesë. Ne duhet t’i dalim në rrugë para sa të jetë tepër vonë,” porositi Jeremiq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.