×
  • Lajme
  • Lajme

    Jeta Statovci: Në veri më nuk frynë erë kontrabande e krimi, por era e sovranitetit

    Reporteri
    06 Tetor 2024 | 22:42

    Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci ka folur lidhur me situatën në veri të vendit, ku ka thënë se atje më nuk fryn erë kontrabande e as erë krimi, por era e sovranitetit, shkruan Reporteri.net.

    Ajo tutje ka thënë se ata që rezistuan më në fund paguajnë për rrymën e dritat,kurse, për ata që dyshuan e kritikuan, atyre moti u janë fikur dritat.

    Postimi i saj:

    Në veri më nuk frynë erë kontrabande. As erë krimi. Në veri tashmë frynë era e sovranitetit. E pajtimit me realitetin. E bindjes së institucioneve. Ngadal, por sigurt.

    Dritat që ndizen, e që faturohen. Ata që rezistuan më në fund paguajnë për rrymën e dritat. Kurse, për ata që dyshuan e kritikuan, atyre moti u janë fikur dritat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!