Ministri për Komunitete dhe Kthim në qeverinë aktuale të Kosovës, Dalibor Jevtic, ka mohuar se nevojitet një test PCR për të hyrë në Kosovë nga Serbia qendrore.
Ai e ka mohuar një gjë të tillë përmes një postimi në rrjete sociale.
“Përsëri, disa media botuan informacion në lidhje me testet PCR për ata që vijnë në Kosovë nga Serbia qendrore: testi PCR NUK kërkohet”, njoftoi Jevtic në Twitter.
Në mandatin teknik, qeveria e Kosovës mori një vendim më 11 Shkurt për të anuluar shtetrrethimin, zgjatjen e punës së objekteve hotelierike në zonat e kuqe deri në orën 10 të mbrëmjes, dhe gjithashtu u vendos që studentët të ndjekin mësimet në objektet e fakultetit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.