×
  • Lajme
  • Lajme

    Jo buka, po kulaçi: LVV thonë se nuk i kanë ftuar ambasadorët si ndërmjetësues, por si ndihmues

    Reporteri
    28 Janar 2020 | 15:32

    Vetëvendosje dhe LDK-ja mbrëmë pas takimit deklaruan se sot do të zhvillojnë një takim me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it për t’i njoftuar për rrjedhën e bisedimeve rreth formimit të koalicionit qeverisës.


    Por shtetet e QUINT-it përmes një deklarate për media kanë thënë se ata nuk do të ndërmjetësojnë, por nuk kanë bërë të qartë nëse do të shkojnë në takim.

    Por burime të Gazetës Online “Reporteri.net” brenda Ambasadës Amerikane kanë bërë të ditur se ambasadori amerikan, Philp Kosnett nuk do të shkojë në takimin e sotëm.

    Lidhur me thirrjen që i bën ndërkombëtarëve për takim, ka reaguar Erzen Vraniqi nga Sekretariati drejtues për Media i VV-së, që thotë se ndërkombëtarët janë ftuar vetëm si ndihmues eventualë e jo ndërmjetësues, shkruan Reporteri.net.

    “Si drejtues i Sekretariatit për Media dhe Komunikim dëshiroj të sqaroj opinionin se: Në fund të takimit të mbrëmshëm ndërmjet LVV dhe LDK, kishte dakordim që sot ose nesër të ftohen në takim edhe ambasadorët e Quintit si dhe Shefja e Misonit të BE-së në Kosovë. Kjo është konfirmuar edhe në komunikimin me tekst që ka pasur kryetari i LVV Kurti me kryetarin e LDK Mustafa mbrëmë në ora 19:30. Kjo është bërë me qëllim të heqjes së çfarëdo dyshimi tek ambasadorët mbi pajtimin e dy palëve për pjesëmarrjen e ambasadorëve në takimin e sotëm. Ata nuk janë menduar asnjëherë si ndërmjetësues por vetëm si ndihmues eventualë për çfarë vetë e kanë shprehur gatishmërinë”, ka shkruar Vraniqi në Facebook.

    https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2560430994283273&id=100009491927869

    Por deklarimi i Vraniqit se “ambasadorët e QUINT-it dhe përfaqësuesja e BE-së nuk janë ftuar në takim asnjëherë si ndërmjetësues por vetëm si ndihmues eventualë”, është konfirmim vet nga ana e tij se VV por edhe LDK kanë synuar ndihmën e ndërkombëtarëve për ta bërë qeverinë, por që këta të fundit e refuzuan.

    Vraniqi ndërkaq nuk ka treguar nëse do të ketë një takim mes VV-së e LDK-së nga ora 17:00 siç raportuan mediat.

    Kujtojmë se kreu i VV-së, Albin Kurti e ai i LDK-së, Isa Mustafa u takuan mbrëmë për rreth dy orë në Kuvend, por nuk arritën marrëveshje, pasi asnjëri nuk po lëshojnë pe për pozitën e kryekuvendarit. VV thotë se nuk e tërheq Glauk Konjufcën me asnjë çmim pasi vet LDK-ja e ka votuar, kurse kjo e fundit po e kërkona të për një vit deri në zgjedhjen e Presidentit me propozimin e tyre. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!