×
  • Lajme
  • Lajme

    Joseph kritikon Hillin: Shtëpia e Bardhë e alarmuar me trupat ushtarake në kufi me Kosovën, ju s’po i shpërndani mesazhet e krizës

    Reporteri
    30 Shtator 2023 | 10:10

    Edward Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, ka akuzuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, se nuk po i shpërndan mesazhet e krizës të cilat kanë alarmuar edhe Shtëpinë e Bardhë për trupat ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën.

    Ai në llogarinë e tij në Twitter, ka numëruar orët prej kur Shtëpia e Bardhë ka reaguar, duke thënë se për mbi 10 orë, ambasadori Hill dhe Ambasada Amerikane në Serbi nuk e kanë shpërndarë reagimin e Shtëpisë së Bardhë në Twitter.

    “Shtëpia e Bardhë e alarmuar po i bën thirrje Serbisë që t’i tërheqë trupat e saj përgjatë kufirit me Kosovën. Sekretari Blinken ia ka nënvizuar Vuçiqit nevojën për të de-eskaluar tensionet me Kosovën. Mbi 10 orë kanë kaluar dhe as ambasadori amerikan në Serbi Christophfer Hill dhe as Ambasada e ShBA-së në Serbi nuk i kanë shpërndarë mesazhet e krizës”, ka shkruar Joseph në Twitter.

    “Duke folur në SAIS, Madeline Albright tha një herë se “ajo që ka më shumë rëndësi në diplomaci është ajo që thuhet publikisht”. Ambasadori Hill ka postuar herën e fundit më 26 shtator dhe Ambasada e ShBA-së në Serbi më 26 shtator. Po të ishit ju në vend të presidentit Vuçiq, çfarë mesazhi do të kishit marrë?”, ka pyetur ai.

    Kujtojmë se të dielën (24.09.2023) një formacion ushtarak serb kreu një sulm terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë humbi jetën një rreshter i Policisë së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!