Anëtarët e Partisë së Pavarur Liberale Serbe kanë kaluar në këmbë pikëkalimin kufitar në Merdare në shenjë proteste për ndalimin e shpeshtë të zyrtarëve të kësaj partie në pikëkalimet kufitare me Serbinë nga ana e MUP-it serb.
Anëtari i kësaj partie dhe njëherit këshilltar politik për komunitete i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Srdjan Jovanoviq i cili gjatë ditës së djeshme u ndalua për disa orë nga policia serbe tek Dheu i Bardhë tha se nga policët serbë është pyetur se pse po bashkëpunojnë me Qeverinë e Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Ndërkaq kryetari i Partisë së Pavarur Liberale Serbe, Slobodan Petroviq i cili ditë më parë u sulmua edhe fizikisht ka thënë se këto veprime nuk mund t’i frikësojnë ata që të punojnë në të mirë të bashkëjetesës me dy popujve në Kosovë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.