×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ka më shumë informacione se unë”, Kurti zbulon paralajmërimin e Ambasadorit Hovenier që e bëri ta shtyjë vendimin për targa

    Reporteri
    26 Nëntor 2022 | 11:48
    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe Kryeministri Albin Kurti. Fotografi nga arkivi.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për “prapaskenat” e ujdisë së fundit në Bruksel që çoi në zhbllokimin e krizës rreth targave.

    Kurti në një intervistë për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, me gazetarin Michael Martens  ka treguar se ka bërë kompromis për çështjen e targave pasi ishte paralajmëruar nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier se situata në veri të Republikës së Kosovës “mund të përkeqësohej rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme”.

    Kështu ka bërë të ditur autori i intervistës Michael Martens, i cili ka paralajmëruar se intervista pritet të publikohet së shpejti.

    “Ambasadori amerikan “ka më shumë informacione se unë për situatën në veri”, citohet të ketë thënë Kurti pa dhënë detaje më të thella.

    Kurti në këtë intervistë ka folur edhe për kritikat e Borrell se nuk u tregua konstruktiv në dialog.

    “Unë nuk jam kokëfortë, jam parimor”, citohet të ketë thënë Kurti.

    Gjatë ditës së djeshme, Kurti në një intervistë tjetër për televizionin malazez Gradska, ka thënë se javën e ardhshme ose shumë shpejtë javët në vijim pritet të fillojnë negociatat me Serbinë për njohje reciproke. Kjo njohje sipas tij duhet të ndodhë më së largu në pranverën e vitit të ardhshëm.

    Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që të kujton atë në mes të dy Gjermanive pas Luftës së Dytë Botërore, duhet të mundësojë integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, ka thënë Kurti.

    “Që nga 9 shtatori i këtij viti, ne kemi një model në të cilin do të mbështetemi gjatë negociatave tona të ardhshme, të cilat duhet të fillojnë menjëherë. Në fakt thuhet se brenda pak ditësh, deri në pranverën e ardhshme, duhet të kemi një marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Në ndërkohë u pajtuam që Kosova të mos vazhdojë me gjoba për veturat me targa të paligjshme KM dhe të tjera nga koha e sundimit të Millosheviqit. Serbia nuk do të lëshojë më targa të tilla dhe ne po i japim mundësinë, një hapësirë ​​disamujore, si masë për besimin reciprok, për të arritur këtë marrëveshje, e cila është shumë e rëndësishme, jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por edhe për gjithë rajonin tonë”, ka theksuar Kurti.

    Kurti për televizionin malazez: Serbia ka afat deri në pranverë që ta njohë Kosovën, kështu thotë ujdia e fundit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!