Drejtori i Gazetës Online Reporteri.net, Bekim Kabashi, ka reaguar pasi Sali Berisha inicioi rezolutë për Srebrenicën në Parlamentin e Shqipërisë, por që nuk u miratua.
Kabashi ka kujtuar kohën kur ka ndodhur Masakra e Srebrenicës, duke thënë se në atë kohë Shqipërinë e udhëhiqte Sali Berisha, i cili e furnizonte me naftë Serbinë.
“Srebrenica ka ndodhe ne 95’ten, kohe kur Sali Berisha qeveriste Shqiperine. Bota e kishte izolu Jugosllavine e atehershme (Serbine) me sanksione, sikurse sot Rusine. Berisha e furnizonte me nafte Serbine, duke i shkele ato sanksione, perafersisht sikur sot psh vepron Serbia ne raport me Rusine”, ka shkruar Kabashi.
Sipas tij, Berisha nuk e inicioi rezolutën në emër të drejtesisë, por në emër të dëmtimit të kundërshtarit politik.
“Pervec kesaj, Berisha ishte ne pushtet edhe nga viti 2005-2013, per 8 vite radhazi. Gjate kesaj kohe mund te inicionte rezolute per Srebrenicen, sikur kjo e sotmja, por nuk e kishte bere. Sot Berisha non grata i Amerikes, nuk e inicioi rezoluten ne emer te drejtesise, por ne emer te demtimit te kundershtarit politik, pa e qa koken se kjo demton Shqiperine, e edhe te gjithe shqiptaret”, thuhet në postimin e Kabashit. /Reporteri.net