Drejtori i Gazetës Online “Reporteri.net”, Bekim Kabashi ka thënë se masat e reja do ta dëmtojnë ekonominë e Kosovës dhe nuk do të kenë efekt për parandalimin e coronavirusit.
Ai ka thënë se përderisa janë marrë masat për mbylljen e gastronomisë dhe masat e tjera, kufijtë kanë mbetur të hapur dhe kjo lë hapësirë që qytetarët e Kosovës të vizitojnë në fundjavë vendet fqinje.
“Do ta shihni në fundjavë mijëra qytetarë do të shkojnë në Shqipëri dhe virusi do të bartet. Të gjitha paratë që mund të shpenzoheshin këtu do të shpenzohen në një shtet tjetër kurse virusi do të bartet”, ka thënë Kabashi në Politiko të Kanal10 ku po dikutohet për efektet e izolimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.