×
  • Lajme
  • Lajme

    Kabashi: Me shumë gjasë Qeveria e ardhshme do të jetë LDK-AAK-PSD

    Reporteri
    04 Tetor 2019 | 21:00

    Kur zgjedhjet kanë mbetur vetëm edhe pak orë larg, analistët në televizionin Dukagjini po japin prognozat rreth rezultatit të së dielës.


    Drejtori i Gazetës Online ‘Reporteri.net’, Bekim Kabashi, thotë se është e pamundur të flas bindshëm se kush do të fitojë, mirëpo thotë se trendi i sondazheve tregon se më e mundshme është një Qeveri LDK-AAK-PSD.

    Sipas tij, opozita e ardhshme do të mund të përbëhet nga PDK e VV. Këtë e argumenton, duke thënë se këto dy parti mund të qeverisin vetëm nëse dalin të parat.

    “Me ma shumë gjasa në Qeveri e shoh LDK-në dhe AAK-në, ndërsa në opozitë I shoh si ma të mundshme PDK-në dhe VV. Mendoj se secila prej tyre, nga PDK dhe VV, mund të jenë në Qeveri vetëm nëse dalin të parat. Sipas sondazheve që janë publikuar, është më e mundshme dhe unë e shoh që në Qeveri mund të jenë LDK e AAK, ndërkohë në opozitë më e mundshme është PDK e VV”, ka thënë Kabashi në RTV Dukagjini.

    Sidoqoftë, deri tani është thënë nga të gjithë aktorët politikë por edhe analistët që, krejt çka dihet, është se do të jetë gara më e ngushtë në vitet e fundit, pasi tri partitë e para do të luftojnë për pak vota dallim. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!