Drejtori i Gazetës Online “Reporteri.net”, Bekim Kabashi, ka folur rreth takimit të kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që u zhvillua sot në Bruksel.
Kabashi tha se kryeministri Kurti është duke shkuar në Bruksel për të mos bërë marrëveshje, pasi sipas tij, duhet të jesh shumë optimist se do të ndodhë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, pas dy takimeve të zhvilluara në Bruksel, deri më tani.
“Zotëri Kurti po shkon në Bruksel për të mos bërë marrëveshje, duhet me qenë optimist i nivelit më të lartë naiv që të mendosh se zotëri Kurti do të arrijë marrëveshje me Vuçiqin pas takimit të dytë në Bruksel”, tha Kabashi në Kanal10.
“Në Bruksel kemi një dakordim që negociatat do të vazhdojnë, në gusht dhe shtator. Zotëri Kurti po e përdor një strategji që është e duhur deri në këtë fazë. Në vitin 1999 Kosova ka fituar duke qenë viktimë, Serbia ka qenë agresori. Zotëri Kurti po dëshiron me u kthy në memorien e fuqive vendim-marrëse se atë çka ka bërë Serbia, shembull atë me libra që ia dhuroi Kurti”, shtoi ndër të tjera Kabashi në emisionin Politiko.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.