×
  • Lajme
  • Lajme

    Kabashi: Thaçi është problemi i Kurtit në dialog

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 18:43

    Drejtori i gazetës online “Reporteri.net” Bekim Kabashi, ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është në linjë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


    “Grenell nuk e ka takuar Kurtin në Munich duke i dhënë mesazh të drejtpërdrejtë. Duket që nuk ka komunikim brenda partnerëve të koalicionit. LDK dhe VV kanë thënë në zgjedhje se do të shkohet në reciprocitet. Amerika në rastin e Kosovës po kërkon dialog dhe po thotë brenda vitit kemi gjasa të arrihet marrëveshja finale që është me e rëndësishme se gjithçka tjetër”, ka thënë Kabashi në Klan Kosova.

    Por në këtë dialog, sipas Kabashit, Kurti e ka një problem.

    “Kurti nuk e ka problem shumë të madh as mosvendosjen e reciprocitetit me Serbinë, heqjen e taksës apo një gjetje tjetër me të cilën do të pajtohej SHBA. Kurti e ka Thaçin problem në dialog. Kurti po thotë se “unë duhet t’i prijë dialogut sepse ma garanton Kushtetua”. Gjërat në praktikë janë ndryshe dhe këtu e ka problemin”.

    “Kurti i ka thënë Thaçit ose tërhequ nga dialogu, eja prapa meje ose unë përmes institucioneve, me Gjykatës Kushtetuese të shkarkoj”.

    “Lufta e hapur me Thaçin është shkaku i përfaqësimit të Kosovë në marrëdhëniet ndërkombëtare ekskluzivisht dialogun me Serbinë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!