Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka treguar se pse s’është takuar ende me liderët e partive të tjera për të biseduar sa i përket një koalicionit të mundshëm mes tyre.
Ai tha se një herë duhet t’i takojë anëtarët e partisë së tij, pastaj do të vendos për takimin me partitë e tjera.
“Kadalni burra se ka ni far rendi këtu. E para duhet t’i takojë strukturat e partisë, ende s’i kam takuar kryetarët e degëve, kam takuar kryesinë, dhe natyrisht kemi komunikime njerëzore kemi pasë gjithmonë me partitë tjera parlamentare. Me z.Haradinaj km komunikime të vazhdueshme me shkrim sepse trajton cështje të interesit të ndryshëm. Unë komunikok gjithë, por s’kam dasht të bëjë takime të tilla pa pasë fol me anëtarë të shtëpisë time politike”, ka thënë Abdixhiku në Rubikon.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.