×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadri Veseli largon nga pozitat drejtuese në parti dhe institucione të gjithë zyrtarët me aktakuza

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 15:31

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në një konferencë për media ka dalë me disa vendime, për të cilat paralajmëroi në Konventën Festive të PDK-së, ku u rikonfirmua si lider i partisë.


    Lideri i PDK-së në këtë konferencë ka folur për reformat e para që ka ndërmarrë si kryetar i rizgjedhur i kësaj partie.

    Veseli ka kërkuar që të gjithë të gjithë të emëruarit nga kjo parti në institucione publike, që kanë aktakuza me dyshime për keqpërdorim të pozitës, korrupsion ose nepotizëm t’i lirojnë menjëherë funksionet e tyre shkruan Reporteri.net.

    “Të emëruarit në institucione që kanë aktakuza me dyshime për keqpërdorim të pozitës, korrupsion ose nepotizëm t’i lirojnë funksionet menjëherë. PDK nuk do të kandidojë me persona që janë të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion dhe nepotizëm në asnjë pozitë publike”, është shprehur ndër të tjera Veseli.

    Ai ka kërkuar që edhe të gjithë të zgjedhurit brenda strukturave drejtuese të PDK-së që kanë aktakuza të ngritura, të pezullojnë menjëherë pozitat e tyre.

    “Të zgjedhurit brenda strukturave drejtuese të PDK-së që kanë aktakuza që ndërlidhen me keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion ose nepotizëm të pezullojnë menjëherë pozitat e tyre deri në aktgjykim”, është shprehur Veseli.

    Sipas tij e vetmja mënyrë për të siguruar një të ardhme më të mirë për të rinjtë tanë është të luftojmë kundër korrupsionit dhe nepotizmit.  /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!