×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadri Veseli: Le të shërbejë Muaji i Ramazanit t’i lëmë anash ndasitë dhe gjuhën e urrejtjes

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 23:11

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka uruar fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.


    Veseli ka uruar nëpërmjet faqes së tij në Facebook gjithë besimtarët myslimanë që të kenë agjërim të lehtë duke shpresuar që Zoti ua pranon sakrificën dhe adhurimet!

    “Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, uroj të gjithë besimtarët që të kenë agjërim të lehtë duke shpresuar që Zoti ua pranon sakrificën dhe adhurimet! Le të shërbejë ky Muaj i shenjtë për të gjithë ne që të lëmë mënjanë ndasitë, hatërmbetjet dhe gjuhën e urrejtjes, ndërkaq të forcojmë zërin e ndërgjegjes sonë duke iu gjendur më afër njëri-tjetrit me respekt e dashuri. Meqenëse Ramazani është muaj solidariteti e fisnikërie, iu bëj thirrje të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë që t’i ndihmojnë aq sa munden të gjithë nevojtarët duke iu kushtuar vëmendje të veçantë familjeve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, si dhe kategorive të tjera të prekura nga lufta”, ka shkruar Veseli.

    Ndryshe, Myfiu i Kosovës, Naim Tërnava ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë ane e mbanë botës për nisjen e agjërimit të muajit të Ramazanit.

    I njëjti tutje tha se në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës dëshiron që të gjithë në këtë muaj të shenjtë të përjetojnë mirësitë e begatitë e tij.

    Kujtojmë se Muaji i Ramazanit fillon me datë 6 maj dhe mbaron më 3 qershor.

    Nesër nis Ramazani: Këta janë deputetët që do të agjërojnë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!