Deputetja e AAK’së, Time Kadriaj ka thënë se Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka liruar nga karantina disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, derisa ka publikuar edheemrat e tyre dhe diagnozën.
Në vendimin e publikuar nga Kadrijaj, shkruan se personat që lirohen nga karantina janë raste psikiatrike.
Ndaj këtij postimi të Kadrijajt ka reaguar Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo ka thënë se është e shokuar nga ky nivel.
“Kjo çfarë bëri sot znj. Kadriaj është kulmi. Për të goditur politikisht ka dëmtuar rëndë dinjitetin dhe integritetin e personave duke publikuar emrat dhe diagnozat e tyre. Pra, zonja Kadriaj që vetë thotë se është mjeke sot na dëshmoi të kundërtën. Kjo është çnjerëzore, e pajustifikueshme, shumë ultë dhe në kundërshtim me legjislacionin dhe konventat evropiane”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.