×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadrijaj reagon për rastin e “zhdukjes” së mostrave të Deharit: Qeveria s’ka bërë asgjë ta mbajnë premtimin për Astritin, vetëm zhurmë e fajësime

    Reporteri
    08 Dhjetor 2022 | 15:59
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj

    “Asnjë hap, asnjë veprim, asnjë gjë konkrete nuk bënë që ta mbajnë premtimin për Astritin. Vetëm zhurmë e fajësime për dramë politike mbi tragjedinë e Astritit. Tash kanë zgjedhur që edhe njëherë të jehojnë paaftësinë e tyre duke kërkuar fajtor për shfajësim”.

    Kështu ka shkruar Deoputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, pas konferencës së jashtëzakonshme për media të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, e cila e lajmëroi “aktin e rëndë kriminal” të “zhdukjes” së mostrave të Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të Institutit për Mjeksëi Ligjore.

    “Mbrëmë në orët e vona jam njoftuar që janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Haxhiu, derisa njoftoi se për këtë rast ka njoftuar kryeprokurorin e shtetit.

    Kadrijaj për një gjë të tillë reagoi duke thënë se “Papërgjegjsia e kësaj Qeverie po i kushton Republikës”.

    “Kauzat e VV-së në emër të Deharit, sot treguan që kanë qenë propagandë dhe mjet për të arsyetu ardhjen në pushtet. Ministria e Drejtësisë edhe sot zgjodhi konferencat inepte për të na shitur mjegull dhe për të shfrytëzuar tragjeditë”, ka shkrua mes tjerash ajo.

    “Ndjehemi të shkelur ne dinjitet, aq sa ndjehet çdo aktivist që ka luftu drejt për këtë çështje. Mbrëmë u shkel Astriti, edhe njëherë!”, përfundoi Time Kadrijaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!