×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadrijaj: Turpi e ka emrin Albin Kurti, VV-ja është bllokuese

    Reporteri
    05 Korrik 2025 | 21:50

    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se bllokuesit e Kuvendit të Kosovës janë Albin Kurti dhe anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Në një paraqitje të sajën në parlament, ajo ka theksuar se AAK-ja u dha shumë zgjidhje, por se Vetëvendosje dëshiron që të shkelë aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese.

    “Po e shihni qëllimin e bllokadës, po e shihni qëllimin e Albin Kurtit, po e shihni qëllimin e Lëvizjes Vetëvendosje për të bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ne kemi dhënë alternativë dhe kemi dalë prej qëndrimeve të ish-partive opozitare kemi propozuar edhe një kandidat për komision që është deputeti Albin Kurti, nuk e di pse na ftojnë për ta propozuar”, tha Kadrijaj.

    “Ne kemi dhënë zgjidhje dhe alternativa nëpër takimet që kemi qenë me Zotëri Albin Kurtin, kemi thënë se jemi për konstituimin e Kuvendit, por kemi thënë se jemi edhe për respektimin e aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese. Lëvizja Vetëvendosje nuk po e respekton, dhe nuk është hera e parë që nuk e respekton”.

    “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk respektohen nga Albin Kurti dhe Vetëvendosje sepse e dini këta qëllimshëm kanë bërë edhe ligje antikushtetuese që vet Kushtetuesja i ka bërë të paligjshëm por nuk i pranojnë. Ata i pranojnë ato çka iu pëlqejnë dhe ato çka nuk iu pëlqejnë si pranojnë, Albin Kurti është bllokues, Lëvizja Vetëvendosje është bllokuese”, u shpreh Kadrijaj.

    E njëjta tha se kur ndodhi alarmi për bombë paraditen e sotme, deputetët e VV-së shkuan në Qeveri, e ata të ish-opozitës në kafene, për këtë ajo tha: “Ky është një turp, dhe turpi e ka emrin Albin Kurti”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!