Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se partia ku ajo bën pjesë s’ka pasur takime me VV-në dhe se vazhdojnë t’i qëndrojnë deklaratave të mëparshme se kanë “vija të kuqe” me ta, shkruan Reporteri.net.
Para gazetarëve, Kadrijaj tha se dorëheqja e Kurtit s’ka qenë e tillë dhe se sipas saj është bërë qëllimshëm ashtu për t’i zvarritur proceset.
“S’kemi pas takime e as s’do të kemi mne VV. Kemi deklaruar që kemi vija të kuqe me VV-në. Do të diskutojmë bashkë, edhe me deputetët tjerë. Ajo s’ka qenë dorëheqje. Ai ka bërë shkelje Kushtetuese. Qëllimshëm po shkelë që t’i zvarris këto procese”, tha deputetja e AAK-së.
Lidhur me votimin për konstituimin e Kuvendit, ajo tha se s’mund të deklarohet se nuk e dijnë ende emrin që do të propozohet, derisa shtoi se ajo s’mund të votonte Mimoza Kusari-Lilën e cila siç tha ajo ka pasur direkt komunikim me Milan Radoiçiqin për pagën minimale.
/Reporteri.net/