×
  • Lajme
  • Lajme / Deputeti shqiptar në Serbi

    Kamberi: Vuçiq i di edhe çmimet e produkteve në treg, e s’po e di se grupi terrorist po e sulmon Kosovën

    Reporteri
    28 Shtator 2023 | 23:52

    Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se presidenti i këtij vendi, Aleksandër Vuçiq, i dinë edhe çmimet e produkteve në treg, por po thotë se “nuk dijë për grupin terrorist në veri”.

    Vuçiq ditë më parë kishte dalë në një konferencë për media, duke përmendur çmimet e produkteve. Ndërkaq, për grupin që sulmoi Policinë e Kosovës pretendon se nuk ka informacione.

    Madje ai në një intervistë për Reuters, ka thënë se “Serbia do të nis një hetim për vrasjen e policit Afrim Bunjaku”.

    Në këtë formë, Kamberi ka thënë se është e pamundur që Vuçiq të dijë për çmimet, por jo edhe për planifikimet e terroristëve.

    ”Është e pamundur që presidenti i Serbisë, i cili di çmimet edhe të produkteve më të thjeshta në treg, të mos e dijë se një grup super i armatosur i terroristëve serbë po planifikonte të sulmonte Kosovën”, ka thënë Kamberi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!