×
  • Lajme
  • Lajme

    Kamera i kap telefonin e Adem Hoxhës, shihet komunikimi mes tij e Kryeministrit Kurti

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 18:33

    Deputetit të Paritsë Unike Gorane, Adem Hoxha, i është fotografuar ekrani i telefonit nga Klan Kosova gjatë seancës së sotme parlamentare për zgjedhjen e presidentit


    Aty shihet se në ora 17:11, Hoxha, kishte komunikuar me kryeministrin, Albin Kurti.

    “5 minuta” – ishte fjala e fundit e shkëmbyer me anë të telefonit në mes të këtyre dy personaliteteve.

    Adem Hoxha, para shkuarjes në seancën për votimin e Presidentit, ka konfirmuar për Gazetën Online ‘Reporteri.net’ se sot do të votojë në Kuvend, pasi ka arritur marrëveshje me Kryeministrin Kurti për një zëvendësministër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!