×
  • Lajme
  • Lajme

    Kancelari gjerman në pjesën e parë të qershorit pritet të vizitojë Kosovën

    Reporteri
    23 Maj 2022 | 13:21

    Mediumi gjerman “Deutsche Welle” shkruan se kancelari gjerman, Olaf Scholz në fillim të muajit qershor pritet të vizitojë Kosovën.

    Ky takim vjen një muaj pasi kancelari gjerman priti në zyrën e tij në Berlin, Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, përcjellë Gazeta Online Reporteri.net.

    Fillimisht vizita e tij do të nisë me 10 qershor me Beogradin, e më pas edhe me vendet e tjera të rajonit, Prishtinën, Tiranën dhe Shkupin.

    Ndryshe, tre javë më parë, Scholz priti në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksadar Vuciq.

    Pas takimit që pati me Kurtin, Scholz tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis këtyre dy vendeve.

    Ai tha se marrëveshja e ardhshme Kosovë-Serbi do të ketë shumë detaje, por se do të përfshijë edhe njohjen reciproke.

    “Objektivi i dialogut të Brukselit [midis Kosovës dhe Serbisë] është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e qëndrueshme, që u hap të dyja vendeve perspektivën e [anëtarësimit në] Bashkimin Evropian dhe kontribuon për stabilitetin rajonal”, tha Scholz./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!