×
  • Lajme
  • Lajme / Numërimi i djeshëm

    Kandidatët me zero vota në katër vendvotime në Prishtinë, disa deputetë të legjislaturës së fundit

    Reporteri
    14 Shkurt 2025 | 11:32

    Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, e njëkohësisht po bëhet edhe verifikimi i rezultateve të partive.

    Gazeta Online Reporteri.net ka përcjellë gjatë ditës së djeshme këtë proces prej afër, ku janë procesuar rezultatet për katër vendvotime në Prishtinë. Në këto vendvotime, disa kandidatë s’kanë arritur të marrin as edhe një votë. Disa prej tyre kanë qenë deputetë në legjislaturën e fundit.

    Vendvotimi në Mramor

    Në vendvotimin në shkollën “Avni Rrustemi” në Mramor të Prishtinës, dhjetë kandidatë figurojnë me zero vota. Shumica prej tyre kanë qenë deputetë në legjislaturën e fundit, shkruan Reporteri.net.

    Nga lista e LDK’së në këtë vendvotim, 26 kandidatët s’e kanë marrë asnjë votë.

    Tek lista e PDK’së me zero vota në këtë vendvotim figurojnë 47 kandidatë, në mesin e të cilëve edhe disa deputetë të legjislaturës së fundit.

    Vendvotimi tek Filologjiku

    Në një vendvotim tek qendra e votimit në Fakultetin Filologjik, rezultate që janë procesuar dje, nga lista e Vetëvendosjes figuron vetëm një kandidat pa asnjë votë, ndonëse emrat e disa kandidatëve mungojnë.

    Nga lista e LDK’së, 17 kandidatë janë me zero vota.

    Edhe nga PDK janë 17 kandidatë pa asnjë votë.

    Vendvotimi te shkolla “Pavarësia”

    Gjatë ditës se djeshme janë procesuar edhe rezultatet e votimit në në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë.

    Në një nga vendvotimet në këtë qendër votimi (1928/07), nga lista e VV’së janë 5 kandidatë me zero vota.

    Nga lista e PDK’së, shtatë kandidatë figurojnë me zero vota.

    Tek ajo e LDK’së pa asnjë votë janë 10 kandidatë.

    Vendvotimi tek SHFMU “Mehmet Gjevori”

    Në vendvotimin “1926/03” në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Mehmet Gjevori”, në Prishtinë, janë katër kandidatë të VV’së pa asnjë votë.

    Nga LDK janë 13 kandidatë me zero vota.

    Tek lista e PDK’së figurojnë 14 kandidatë pa asnjë votë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!