×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidati i VV-së që nuk arriti të bëhet deputet, emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës

    Reporteri
    24 Mars 2021 | 15:52

    Qeveria Kurti 2, dy ditë pas caktimit të ministrave në dikasteret qeveritare, ka filluar edhe me emërimin e zv/ministrave nëpër këto dikastere.


    Hysen Durmishi nga VV-ja është caktuar zv/ministër në ministrinë e Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dikaster që udhëhiqet nga Liburn Aliu.

    Në vendimin e marrë dje ceken përgjegjësitë e zv/ministrit.

    Ndryshe Durmishi kishte garuar edhe për deputet nga Lista e Vetëvendosjes, por pa arritur t’i marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur deputet.

    Durmishi më herët ishte edhe drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!