×
  • Lajme
  • Lajme

    Kanosi gruan e tij dhe nusen e djalit, arrestohet burri në Rahovec

    Reporteri
    13 Janar 2022 | 10:34

    Një person është arrestuar dje në Rahovec për shkak të dhunës në familje, shkruan Reporteri.net.

    Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë, i dyshuari, pas një mosmarrëshjeje ka kanosur verbalisht bashkëshorten e tij dhe bashkëshorten e djalit të tij.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Në raport është bërë e ditur se gjatë këtyre 24 orëve, janë raportuar gjithsej 7 raste të dhunës në familje. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!