×
  • Lajme
  • Lajme

    Kapen armë të rënda e maska të zeza në Deçan, arrestohet një person

    Reporteri
    17 Tetor 2019 | 11:31

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në qytetin e Deçanit për veprat penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar i armëve”.


    Policia njofton se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit Z. Q. i lindur me 1978 m/k/sh, është gjetur një armë e kalibrit të rëndë (zollë krahu), me ç’rast është thirrur njësitit i deminimit, të cilët kanë bërë kontrollimin dhe pastrimin e zonës për eksploziv të rrezikshëm, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Policia e Kosovës, konkretisht, hetuesit nga Stacioni Policor Deçan, thotë se personi i dyshuar në vazhdimësi bënte presion, dhunë psiqike ndaj familjarëve të tij, duke gjuajtur me armë, me ç’rast ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm ndaj qytetarëve.

    Njësitet policore në Deçan në përkrahje të Njësisë së Reagimit të Shpejtë DRP Pejë, në konsultim me prokurorin e Shtetit dhe me urdhër të gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Pejë, dega Deçan, kanë bërë kontroll-bastisje të shtëpisë së personit të dyshuar në fshatin Irzniq-Deçan.

    Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit Z. Q. i lindur me 1978 m/k/sh, është gjetur një armë e kalibrit të rëndë (zollë krahu), me ç’rast është thirrur njësitit i deminimit, të cilët kanë bërë kontrollimin dhe pastrimin e zonës për eksploziv të rrezikshëm.

    Përpos këtij mjeti të rrezikshëm tek i dyshuari janë gjetur dhe janë sekuestruar:
    • dy armë automatike AK-47 të kalibrit 7.62mm
    • dy pistoleta (kalibër 9x19mm dhe 6.65mm)
    • një armë e rëndë (zoll krahu- antitank)
    • trembëdhjetë (13) karikator për AK-47
    • treqind e pesëdhjetë (350) fishekë të kalibrit 7.62 mm
    • dy karikatorë për pistoletë dhe 28 fishekë të kalibrit 9x19mm
    • nëntë (9) fishekë të kalibrit 6.65 mm
    • tri (3) maska të zeza
    • tri (3) palë targa të automjeteve dhe mjete tjera si prova materiale

    Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë fiksuar gjurmët dhe provat e të shtënave me armë brenda shtëpisë siç është siguruar informacioni.

    Personi i dyshuar pas arrestimit është intervistuar edhe për katër raste tjera të paraqitura në zonën e Deçanit.

    I njëjti me urdhër të prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!